E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk kanë bërë dashuri para martesës

Nick Cannon dhe Mariah Carey kanë pritur deri në natën e martesës për ta konsumuar atë.

Duke folur në një intervistë, Canon pranoi se Mariah kërkonte një martesë më tradicionale.

Ai tha gjitashtu se ishte i lumtur ta respektonte dëshirën e saj.

“E kam gjithmonë në mendje. Ajo është njëra nga femrat më të bukura që ka ecur ndonjëherë në planet”, tha ai.

Ata janë martuar në prill të vitit 2008 në Bahamas pas vetëm gjashtë javësh lidhje.

Nick pranoi se para se të lidhnin kurrorë krejt [farë ata të dy kanë bërë ka qenë thjesht pak më shumë sesa një puthje.
“Isha i emocionuar. E dija sa ajo e vlerësonte këtë gjë”, kujton Nick natën e parë bashkë/

Mariah lindi binjakët Moroccan dhe Monroe në prill të 2011. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›