Kenia, bombë kundër ushtarëve, plagosen civilë
Një bombë shpërtheu gjatë kalimit të një patrulle ushtarake keniane, në një rrugë të ngushtë në qendër të Madeiras, qytetit në veri të vendit, në kufirin me Somalinë.
Tre civilë u plagosën rëndë, ndërsa ushtarët që ndodheshin në bord të automjeteve ushtarake, mbetën të paprekur.
Menjëherë pas sulmit qindra prej ushtarëve kenianë rrethuan zonën përreth dhe nga kjo filloi një operacion i madh policor për të gjetur përgjegjësit për sulmin.
Nga burimet e para bëhet e ditur se të paktën 10 persona u arrestuan.