E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër, vranë adoleshentin me ngjyrë, dënohen pas 19 vjetësh

Dy persona janë dënuar për vrasjen raciste të adoleshentit me ngjyrë Stephen Laurence, 18 vjeç, i cili u godit me thikë për vdekje pranë një stacioni autobusi në jug të Londrës 19 vjet më parë.

Gary Dobson dhe David Norris u shpallën fajtorë nga juria, pas një gjykimi në bazë provave mjeko-ligjore.

Shkencëtarët gjetën një njollë gjaku në xhaketën e Dobson që kishte ardhur nga Laurence.

Ata gjithashtu gjetën edhe një fije floku në xhinset e Norris, që i përkiste viktimës. Vendimi do të jepet ditën e mërkurë.

Në 21 prill të vitit 1993 Stephen Laurence i shoqëruar nga një mik i tij u sulmua në një stacion autobusi nga një bandë të rinjsh. Goditjet me thikë në gjoks dhe krah bënë që ai të largohej me vrap, por pas disa metrash të përplasej në tokë i vdekur. Tre dëshimtarë panë ngjarjen, por askush nuk ishte në gjendje të identifikonte atentatorët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›