Vijon faza e fundit e zgjedhjeve në Egjipt

Në Egjipt po votohet për të dytën ditë me radhë në fazën finale të zgjedhjeve për dhomën e ulët të parlamentit.
Votimi po zhvillohet në nëntë provinca, me 15 milionë njerëz me të drejtë votë, përfshirë rajonet e jugut, ku ekziston një popullatë e madhe e krishterë.
Në dy nga tri raundet e deritashme të votimit, kanë udhëhequr partia e Vëllazërisë së Bashkuar dhe ajo e Drejtësisë.
Vëllazëria Myslimane ka thënë më 3 janar, se nuk do të përdorë suksesin e vet në votime, për të imponuar vullnetin e saj në hartimin e kushtetutës së re dhe se do të punojë me grupet rivale politike në këtë proces.
Zgjedhjet për dhomën e ulët të parlamentit përfundojnë me fazën finale që mbahet më 10 dhe 12 janar.