E Diel, 1 Nëntor 2026

Kenia, rrëmbehet një shtetase franceze

Një grua franceze është rrëmbyer nga një grup i armatosur në afërsi të ishullit turistik të Lamusë, në Kenia. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave gruaja u sulmua në Ras Kitau.

Ndërkohë dëshmitarët tregojnë se dëgjuan të shtëna armësh zjarri para se gruaja, që dyshohet se është e paralizuar, të largohej me forcë me një motoskaf.
Rrëmbimi ndodh tre javë pasi një cift britanik u sulmua në mënyrë të ngjashme në veri të vendit, në Kiuaju.

Persona të armatosur qëlluan për vdekje bashkëshortin dhe rrëmbyen gruan e tij. Judith Tebbutt u transportua përtej kufirit për në Somali, ku dhe vazhdon të mbahet peng.
Rrëmbimi i fundit ndodhi në një zonë më pak të largët dhe mund të dëmtojë rëndë industrinë turistike të Lamusë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›