Kosovë, rrëzohet kërkesa e VV për Veriun
Partitë politike në Kuvendin e Kosovës nuk kanë pranuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për një seancë të jashtëzakonshme. Sipas mediave kosovare pritej të diskutohej për ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës, dhe planin që ka Qeveria.
Refuzimin e një kërkese të tillë e ka bërë publik kryetari i grupit kuvendor të Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
Sipas tij Qeveria e Kosovës është zmbrapsur nga ndërhyrja e saj e 25 korrikut, dhe se për çdo ditë e më shumë po heq dorë nga ajo pjesë e vendit.
Forcat paqeruajtëse të NATO-s hoqën një tjetër barrikadë të vendosur nga protestuesit serbë në vendkalimin kufitar në Jarinë, njëri nga dy vendkalimet e diskutueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veri.