Kriza greke, Franca i siguron mbështetjen

Kreu i Elizeut Nikola Sarkozi ofroi mbështetjen e Francës për Greqinë gjatë një takimi në Paris më me kryeministrin grek Jorgos Papandreu.
Sipas presidentit francez dështimi i Greqise do të ishte dështimi i të gjithë Europës.
Ndërkohë Kryeministri grek zhvilloi dje një ditë të gjatë bisedimesh me liderët e BE-se lidhur me këstin e rradhës që Greqisë i nevojitet për tëevituar falimentimin.
Papandreu theksoi se Athina është e hapur që të presë vëzhguesit Europianë dhe të vendeve të tjera për të parë sakrificat që po bëhen për të ndryshuar Greqinë. Kreu u qeverisë greke zhvilloi gjithashtu dhe një takimi me kreun e Keshillit Europian Herman Van Rompuy.