E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Kinë, Mosmarrveshje për politikat monetare

Një mosmarrëveshje e përsëritur po vihet re midis Pekinit dhe Uashingtonit mbi kushtet favorizuese që Kina gëzon në tregun botëror. Senati amerikan po kërcënon të miratojë sanksione tregëtare kundër Kinës për këtë çështje.

Ndërkohë me vendosjen e një kursi këmbimi më të ulët se vlera e tij në treg, Pekini mban eksportet më të lira për konsumatorët e huaj, duke i dhënë kështu prodhuesve kinezë një avantazh të rëndësishëm në konkurrencën e tregut botëror

.Për të vendosur në të njëjtin nivel prodhuesit amerikanë dhe ata kinezë, udhëheqësi i shumicës demokrate në Senatin amerikan, Herry Reid, tha se së shpejti do të fillohet nga puna për një ligj të mbështetur nga të dyja partitë, i cili do të krijonte mundësi për ta identifikuar Kinën si një manipuluese të monedhës dhe për të vendosur sanksione tregëtare mbi prodhimet kineze.

Ndër të tjera Kina mohon se kursi i saj i këmbimit po ndikon mbi problemet ekonomike amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›