Kenia, shpërthen tubi i benzinës, vdesin 100 persona

Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën, pasi një tub bezninë ka shpërthyer duke marrë flakë në kryeqytetin e Kenias, Nairobi. Shpërthimi ndodhi në afërsi të qytetiti Lunga, në një zonë industriale. Zjarrëfikësit e kanë patur shumë të vështirë shuarjen e flakëve, pasi rreziku i përpahjes së tyre në këtë zonë ishte shumë i madh. Benzina ka rrjedhur në një zonë të populluar mes qytetit në nairbot dhe aeroportit.
Më shumë se 80 të lënduar janë dërguar për në spital. Sipas dështimtarëve viktimat shkalla e djegies së viktimave ishte aq e madhe se ka qënë e pamundur njohja e tyre. Ende nuk bëhen të ditura se cilat kanë qënë shkaqet e ngjarjes. Por, mediat lokale kanë deklaruar se një bisht cigareje në afërsi të tubacionit, mund të ketë shkaktuar shpërthimin. “Ishte një shpërthim i madh, një zhurmë e madhe dhe vetëm zjarr dhe tym mund të shihje”, tha njëri nga dëshmitarët.
Banorët në afërsi të zonës, deklaruan se më herët gjatë ditës kishte pasur rrjedhje të naftës, ndërsa persona të ndryshëm kishin vrapuar drejt zonës së tubit për të përvestësuar lëndën djegëse. Zjarri ra në një lagje të varfër, me shtëpi të tipit kasolle ndaj dhe flakët e kanë pasur shumë të lehtë të shkrumbojnë banesat.
Ndërkohë që, Kryqi i Kuq bëri të ditur se të gjithë ata gjendeshin brenda një shkolle janë djegur totalisht. Edhe në vitin 2009, po për të njëjtjat shkaqe në qytetin Molo në perëndim të Kenias, humbën jetën rreth 100 persona.