Kamerun në Rusi: Raporte të vështira mes dy vendeve

Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, ka mbërritur në Moskë në vizitën e tij të parë, dhe të parën prej 5-vitesh të një kryeminsitri britanik në Rusi. Kjo vizitë ka për qëllim ripërtëritjen e lidhjeve politike dhe ekonomike, ndërmjet Rusisë dhe Britanisë, të tensionuara që pas vdekjes së kritikut të Kremlinit, Aleksandër Litvinenko, në Londër në vitin 2006. Kamerun pas mbërritjes ka vënë një kurorë në varrin e Ushtarit të Panjohur në Moskë.
"Ne ende kemi mosmarrëveshje lidhur me rastin Litvinenko. Qasja jonë është e qartë dhe parimor, kur një kryhet një krim, duhet të zgjidhet në gjykatë. Është puna e tyre që të marrin në konsideratë provat dhe shpallin fajtorin apo të pafajshmin. Është detyrë e qeverisë që të ndihmojë gjykatat që të bëjnë punën e tyre, dhe ky do të jetë edhe synimi ynë”, deklaroi Kamerun
Ndërsa, para takimit me presidentin rus, Kameron ka dekalruar se ka shumë për të diskutuar lidhur me marrëdhëniet dypalëshe, duke u fokusuar në ekonomi dhe biznes, me të cilat është bërë progres.
Ndëra gjatë fjalimit në një universitet, Kamerun ripërsëriti mendimin e tij mbi çështjen Litvinenko, por tha se Rusia dhe Britania kanë shumë çështje në të cilat bashkohen.
“Moska dhe Londra kanë qënë së bashku vitkima të terrrorrizmit. Ne duhet të basgkojmë forcat që të kundër këtij kërcënimi. Ne duhet të punojmë së bashku dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, që të ndalojmë vende si Irani që kërkon prodhimin e armëve nukleare. Ne duhet të bashkëpunojmë për të sigurinë tonë të përbashkët, dhe jo të konkurrojmë me njëri-tjetrin për një garë të re armatimesh”, deklaroi Kamerun
Gjatë ditës, ai do të takohet edhe me kryeministrin, Vladimir Putin. Takimi i këtij tërheqë edhe më shumë vëmendjen, pasi asnjë diplomat dhe zyrtat i lartë britanik, nuk ka takuar Putin që prej 4 vitesh.