E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Bisedat me Thaçin, përgjohen nga ndërkombëtarët

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi ka zbuluar një zhvillim interesant në raportet e vendorëve me ndërkombëtarët. Duke folur për aksionin në veri, që sipas tij planifikimi zgjati dy orë, ministri Rexhepi pati një ankesë tek miqtë ndërkombëtarë.
Arsyetimin e planifikimit të shpejt, Rexhepi e lidhi me dyshimin se dikush po e përgjon. Mediat kosovare, theksojnë se fjalën e pati për ndërkombëtarët.

“Bisedat e mia me kryeministrin Thaçi përgjohen nga ndërkombëtarët, e më pas edhe dekonspirohen. Në të kaluarën ka pasur bashkëpunëtorë nga UNMIK-u që kanë bashkëpunuar me strukturat ilegale. Për këtë arsye është planifikuar shpejt aksioni në veri”, ka thënë Rexhepi para Komisionit Parlamentar për Siguri të Punëve të Brendshme. Ai ka folur edhe për situatën, të cilën e ka vlerësuar si të qetë por të brishtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›