E Diel, 1 Nëntor 2026

Keqkuptimi Leonardo. Asnje levizje drejt francezeve

Çështja Leonardo një kaos i vërtetë. Ish-tekniku i Inter që lajmëroi largimin nga klubi zikaltër në qershor për të marr postin e drejtorit sportive tek PSG, ka çuditur të gjithë opinionin me deklaratën se nuk ka asnjë akord me francezët dhe se situata precipitoi me shpejtësi.

Në fakt, media prej disa ditësh spekulon se Leonardo tek Paris do të marrë një post më të ulët se drejtori sportiv. "Jam i lirë. Kam firmosur dorëheqjen time në 1 korrik dhe kam pak gjëra për të thënë. Nuk kam asgjë me Paris St Germain. Raportuan se isha në Paris për 10 ditë, por nuk është e vërtetë. Thanë se duhet të isha atje, por pse të shkoja në Paris kur nuk kam asnjë punë atje? Kam kontaktuar me klubin vetëm tre ditë më parë, pasi përfundova kontatën me Inter, por nuk është marrë ende asnjë vendim” sqaroi Leonardo.

Braziliani ka bërë të ditur se gjithcka ka nisur nga një keqkuptim mes tij dhe presidentit Moratti. “Isha kontaktuar nga Paris S.Germain dhe fola me Morattin, por të largohesha më dukej e pamundur. Presidenti deshi të ma linte këtë mundësi e pastaj doli edhe telefonata me Bielsën që solli gjithë këtë situatë" përfundoi braziliani që pohoi se deri në momentin e firmës me Gasperinin, ishte në dispozicion të Inter.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›