E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji i kapur Gjinushi Drejtesia ka rene

Partia Socialiste nuk pati asnjë reagim deri pas mesdite për rrëzimin e kërkesës së fundit ankimore të saj në Kolegjin Zgjedhor. Gjatë dhënies së vendimit përmes medias, në Partinë Socialiste kanë qenë të pranishëm  vetëm një pjesë e administratës, ndërsa kryetari Edi Rama ka mbërritur në zyrë vetëm gjysmë ore pasi Kolegji kishte folur. Drejt selisë rozë mbërritën më pas edhe deputetë të saj, por nuk pati asnjë reagim të tyre në koment të vendimit.

Reagimi i parë i opozitës pas vendimit të Kolegjit ka qenë i kryetarit socialdemokrat Skënder Gjinushi. Me tone të ashpra në drejtim të Kolegjit, kryesocialdemokrati tha se drejtësia në Shqipëri ka rënë.

”Kolegji Zgjedhor ka shpikur sot një alibi për të gjithë kriminelët që thotë që një vjedhje mund të denoncohet vetëm pa u bërë sepse po ndodhi ”Hallall”! Edhe në një vrasje, kriminelët duhet t’i dënosh pa lindur, duhet të parashikosh që bëhet kriminel, ndryshe hallall i qoftë, sipas Kolegjit. Absolutisht sot thuhet me plot të drejtë që e drejta në këtë vend ka vdekur veçanërisht në dënimin e veprave penale apo manipulative të politikës dhe drejtësia është bërë vetëm një alibi për të korruptuarit, skandalet e politikës dhe për manipulimet. Nuk bëhet gjyq, kanë shpikur ndërhyrjet proceduriale”-tha Gjinushi. 

”Gjykatat në Shqipëri tani janë të kapura nga klanet mafioze të pushtetit”- deklaroi kryetari i socialdemokratëve, për të cilin zgjidhja e vetme e ngërçit që sipas tij u krijua nga vjedhja në tavolinë e fitores së kreut të opozitës, do të ishte rivotimi në Tiranë.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›