E Diel, 1 Nëntor 2026

Salle e re informacion dixhital per fatkeqesite

Nga sot ministria e brendshme do të ketë hartën e saj dixhitale për minitorimin e çdo lloj fakteqësie natyrore që kërcënon jetë njerëzish. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani deklaroi se Salla Operacionale e Manaxhimit dhe Komandës së Situatave të Emergjencës Civile, e financuar nga shteti italian do të bëjë që jeta e qytetarëve shqiptarë të jetë më e sigurtë në raste emergjente.

“Puna e kryer dhe standartet e krijuara do t’i shërbejnë më mirë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit, krjimit të kushteve të përshtatshme për një turizëm të sigurt si dhe për zvogëlimin e humbjeve ekonomike në rastet e zjarreve, përmbytjeve apo rrëshqitjeve masive. Ne kemi besimin se tërë ky bashkëpunim nëpërmjet vendeve dhe shërbimeve tona homologe do të pasohet nga programe të tjerë që do të synojnë zbatimin e reformës organizative dhe forcimin shumë dimensional të sistemit shqiptar të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe ato të shkaktuara nga dora e njeriut”-tha Nishani.

Nëpërmjet teknologjisë së informacionit dhe hartave dixhitale, operatorët do të marrin informacion të saktë mbi atë çka ndodh në terren, duke u njoftuar për çdo situatë dhe duke kryer një ndërhyrje emergjente në ndihmë të qytetarëve.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›