Keqkuptimi i Kamysë, shfaqja e re në Teatrin e Metropolit

Tiranë, 15 janar, NOA Nga Milena Selimi - "Keqkuptimi",
është një dramë ekzistencialiste nga Albert Kamy, e cila do të jepet si shfaqje
në fillim javën e ardhshme në datat 18, 19 , 20 janar 2010 në sallën Çehov
të Teatrit të Metropolit. Regjisorja-studente
Oriana Cama ka menduar të sjellë këtë vepër, ku në qendër të vëmendjes është
moskomunikimi ndërmjet njerëzve. Mbyllja në vetvete, tjetërsimi i individit,
shpërbërja e shoqërisë njerëzore, janë disa nga boshtet ku aktorët do të interpretojnë
ekzistencialin jo të lehtë, Albert Kamy.
Njerëzit përballen çdo ditë me shoqërinë edhe
pse janë të ndryshëm me të. Një dramë kjo tek e cila, lumturia nuk arrihet
kurrë dhe njeriu prek vetëm
vuajtjet e jetës dhe mbetet
skllav i jetës së vuajtur.
Një dramë ku luftojnë e mira me të keqen, e
drejta me të pa drejtën, gënjeshtra me të vërtetën dhe njeriu ndodhet në dilema
të pazgjidhshme.
Të
gjithë jemi pjesë e një shoqërie, të cilën nuk e shmangim dot dhe pse
hera-herës kjo shoqëri përbën absurdin për ne.
Ne nuk e shmangim, por jetojmë brenda saj.
Përpiqemi të mbyllemi duke krijuar rrethin tonë vicioz. Duke e kthyer qënien
njerëzore të ftohtë, pa ndjeshmëri, pa të kaluar dhe pa të ardhme...
n.e/NOA