E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti, Topi i dërgon një mesazh ngushëllimi Presidentit të Haitit

Tiranë, 14 janar
NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar sot një mesazh
ngushëllimi Presidentit të Republikës së Haitit, Rene Garsia Preval, për katastrofën
që shkaktuan tërmetet në këtë vend ditët e fundit.

I nderuar Zoti
President,

Me hidhërim të
thellë mësova për tërmetin shkatërrimtar e tragjik që goditi Republikën e
Haitit në datën 12 janar, duke shkaktuar shumë humbje jetësh, shumë të lënduar
dhe dëme materiale, duke e dëmtuar seriozisht kryeqytetin dhe vendin tuaj.
Më lejoni, Shkëlqesi, që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim
personal, tju shpreh Juve dhe familjeve e të afërmve të viktimave,
solidaritetin me vendin tuaj dhe ngushëllimet më të thella për të gjithë
popullin e Haitit që u trondit nga kjo katastrofë, duke shpresuar që situata të
kapërcehet sa më lehtë thuhej në mesazhin e ngushëllimit që Presidenti Topi i dërgoi
homologut të tij të Haitit.

k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›