E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keqperdorimi i opozites dhe Komitetit shqiptar te Helsinkit nga Edi Rama

24-10-2010 / Redaksionale

Prezenca e kryetarit te Partise Socialiste ne tryezen e partive politike per reformen e Kodit Zgjedhor ishte dicka e mire. Packa se absurditeti i kesaj surprize te hutonte pa mase duke ditur se kishte plot 5 dite qe deklaronte se do ta bojkotonte. Padyshim ngel pa fryme ne stomak kur meson se Edi Rama perhere e me shume po tregon se eshte nje politikan i paparashikueshem dhe i zhdervjellet ne qendrime etike e politike. Ai nuk i qendron besnik asnje parimi asnje kauze apo deklarimi te meparshem pse cdo veprim i dyte i tij hedh poshte aksionin e pare. Keshtu ndodhi me zgjedhjet me protesta me bojkotim parlamentar me greven e urise. Edhe pse martohet sot ai perdite konsumon tradhti verbale kundrejt simpatizanteve socialiste. Ky moral i zhdervjellet i Rames i cili edhe pse i thote te bardhes te zeze po ashtu me non-chalance mund ti thote te zezes se bardhe. Kunderthenia eshte filozofia politike edviniste.
Ndonese nje konstante mbetet gjithmone aktive interesi i tij personal qe eshte primar ne mesin e qendrimeve te Opozites se Bashkuar. Konvertimi i tij nga djall negativ ne nje engjell pozitiv brenda nje jave eshte tejet shqetesuese per koherencen e kesaj opozite se nuk di cfare bluan ne mendjen e shefit te opozites. Prova e marteses blic me Lindita Xhillarin apo prezenca ne tryezen e Reformes paralajmeron se konvertimi i monedhes Rama eshte i pranueshem per cdo kambist valutor. Atij mund ti thuhet se eshte si 100 lekshi i kohes se komunizmit qe kishte te shkruar i paguhet pruresit me te pare.
Sido qe te jete ne kete mes ka vetem nje te humbur. Ai quhet Prec Zogaj. Perfaqesuesi i Opozites se bashkuar i cili deklaroi para kater ditesh se Opozita nuk do te marre pjese ne tryezen e thirrur nga kryeministri Berisha doli te ishte nje genjeshter. Bile ai tha me siguri te plote se po pergatiten per protesta ndonese gjithcka eshte pergenjeshtruar haptazi nga shefi i tij i ri. Eumlshte e papranueshme qe politikani i vjeter dhe disa here deputet i Lezhes demokratike te mos kuptonte se Rama po i stiste nje turperim publik duke i thene dil ne konference per shtyp dhe thuaj se do te refuzojme kurse ne te vertete ai po mendonte te surprizonte vec medien. Ekzibicionizmi politik i Rames mund ti beje shume dem besueshmerise se kauzave te opozites dhe vlerave te saj.
Po flasim per keqperdorim te opozites se bashkuar pse nje dite ai vendos per zhurmime te panevojshme politike e dite tjeter per aventura e kauza te humbura qysh ne fillim si ajo e hapjes se kutive nepermjet presionit te greves se urise dhe metodes se dhunshme te bllokimit te rrugeve. Dhe nje dite te xhuma me nje levizje te thjeshte politike shkon ne tryezen e thirrur nga kundershtari me i madh politik Sali Berisha. Kurse diten e shtune Ngjela ne seline e ish-G99 doli e foli per rikthim te protestave.
Mirepo duke vepruar keshtu Edi Rama nuk ben gje tjeter vecse de-legjitimon zerat e ndryshem te opozites p.sh. si Prec Zogaj duke u divorcuar nga bojkotimi i pare i tryezes dhe i paspranimit te fteses se kryeministrit Berisha. Keto fjale do te ishin te domosdoshme per njerez qe kane seder por kur ke te besh me mercenare te ideve opozitare si Ngjela per shembull te cilet jane te gatshem te shesin ne cdo moment kredibilitetin e tyre politik e intelektual per hir te diktatit Rama keto parime nuk vlejne. Vetem keshtu mund te kuptohet dalja e djeshme e Ngjeles per te deklaruar rifillimin protestave pas 9 nentorit.
Gjithashtu Rama shperdoroi dukshem aleancen me Komitetin Shqiptar te Helsinkit. Para tre dites Komiteti me nje komunikate per shtyp qe ngjasonte si i shkruar ne seline e PS-se njoftoi per bojkotimin e tryezes se reformes zgjedhore. Bile me cinizem na treguan se edhe pse me pare kishin marre ftesa per reformimin e Kodit Zgjedhor ata dukshem i kishin refuzuar ato. Mirepo nese i refuzoni rregullisht pse na e beni te ditur kesaj radhe apo per te na kujtuar se ekzistoni me refuzime
Megjithate keqperdorimi i Komitetit Shqiptar te Helsinkit ka filluar me heret pse mbahen mend kauzat e saj te padurueshme kundra policise dhe ligjit anti-mafia. Shperdorimi i ketij Komiteti te nderuar qekurse eshte shnderruar ne vegel te ish-drejtoreshes se ketij institucioni Vasilika Hysi eshte bere spikates pasi kjo e fundit nuk le kauze te opozites pa thirrur ne ndihme ish-bashkepunetoret e saj.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›