E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida e zgjedhjeve te jashtezakonshme

Mbajtja e eventuale e zgjedhjeve te jashtezakonshme kah mesi i muajit dhjetor per ish-drejtuesit e KQZ-se shihet si nje sfide e madhe per Kosoven. Sipas tyre procesi zgjedhor mund te rrezikoje te jete i drejte dhe demokratik per shkak te kohes se shkurter te pergatitjes.
Ende nuk dihet nese do te kete zgjedhje te jashtezakonshme nderkohe qe grupi punues tashme ka finalizuar ndryshimet per ligjin e zgjedhjeve. Nese ndryshimet miratohen ne Kuvend atehere zgjedhjet e ardhshme do te certifikohen nga nje organizate nderkombetare dhe jo Komisioni Qendror Zgjedhor KQZ Komisioni Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa KZAP do te pushoje se ekzistuari ndersa pragu zgjedhor per te hyre ne Kuvend do te mbetet 5 per qind. Ish-drejtuesit e KQZ-se pervec kritikave per mosuljen e pragut zgjedhor ndryshimet tjera i konsiderojne si te rendesishme. Megjithate edhe me tej shprehet dyshimi se sa do te arrihet nje proces i drejte zgjedhor nese kah mesi i dhjetorit mbahen zgjedhje te jashtezakonshme. Ish-shefi i KQZ-se Mazllum Baraliu shfaq drojen per kohen e shkurter te pergatitjeve.
Te gjithe indikatoret dhe faktoret relevante qe pretendojne ti bejne shpejt dhe lehte gjerat domosdoshmerisht shpijne ne nje konkluzion te arsyeshem dhe racional i cili do te thoshte se vertet ka pak kohe vertet jemi te papergatitur dhe nuk mund te pergatitemi sa duhet per keto zgjedhje sepse eshte teper pak kohe ne dispozicion - thote Baraliu per radion Evropa e Lire. Pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit ushtruesi i detyres se Presidentit Jakup Krasniqi shpalli 13 shkurtin si date te zgjedhjeve te parakohshme. Por dalja e Lidhjes Demokratike te Kosoves nga koalicioni qeverises ka shtyre ne radhe te pare PDK-ne qe te kerkoje zgjedhje te jashtezakonshme.
Drejtuesit e KQZ-se kane shfaqur dyshimin per cilesine e zgjedhjeve nese ato mbahen kete vit. Ish-shefi i KQZ-se Adnan Merovci per radion Evropa e Lire thote se nese ka vullnet te mire politik organizimi i zgjedhjeve mund te marre note kaluese nga nderkombetaret. Mendoj se trupi per menaxhim te zgjedhjeve KQZ-ja kane nivel dhe jane trajnuar mjaft. Do te kete ngjeshje te afateve dhe vete fakti se keto afate do te ngjishen krijojne probleme por une mendoj se do ti dilet - vlereson Merovci.
Zgjedhjet e fundit lokale vune ne pah shume parregullsi ne procesin e votimit dhe si rrjedhoje ato u perseriten ne disa komuna. KZAP-i ishte ai qe luajti rolin kryesor ne vleresimin e ankesave te subjekteve politike. Shuarja e ketij trupi pershendetet nga Adnan Merovci pasi sic thote ai me kompetencat qe ka pasur KZAP-i shpesh ka vonuar certifikimin e rezultateve.
Mendoj se eshte zgjidhje e mire ceshtja e KZAP-it sepse ai vetem do te prolongonte procesin. Duke pasur parasysh te kaluaren - pervojen e KZAP-it nga zgjedhjet e kaluara kemi pasur shume shtyrje te paarsyeshme per shkak te vete afateve keshtu qe une e shoh si ceshtje pozitive kete - thekson Merovci.
Mbajtja e zgjedhjeve te jashtezakonshme kah mesi i muajit dhjetor sic eshte perfolur nuk eshte pare me sy te mire nga shoqeria civile. Shume prej tyre kane terhequr verejtjen se ne kete kohe mund te mos kete vezhgues nderkombetare per shkak te pushimeve te fundvitit. Nje nga ata qe shfaq drojen per kete ceshtje eshte dhe Mazllum Baraliu.
Limiti kohor dhe casti kohor eshte jashtezakonisht i papershtatshem sepse ne ate kohe e gjithe bota perendimore ajo e krishterimit eshte e perqendruar ne njeren nga festat me te rendesishme te tyre dhe nuk mund te pritet prurje e mire e vezhguesve nderkombetare. Mbase edhe mund ti pelqeje kjo dikujt nga subjektet politike dhe institucionale per te bere situate mjegullore - shprehet Baraliu. Vitin e kaluar zgjedhjet jane vezhguar nga rrjeti i organizatave vendore dhe rrjeti evropian ENEMO si dhe jane ndihmuar nga Fondacioni Nderkombetar per Sisteme Elektorale.
Pakoja e Ahtisarit parasheh qe pas zgjidhjes se statusit zgjedhjet duhet te certifikohen se i kane permbushur standardet nderkombetare nga nje autoritet kompetent nderkombetar. Certifikimi i zgjedhjeve te kaluara lokale eshte bere nga KQZ-ja.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›