E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keqtrajton 19-vjeçarin, burg pa afat policit

Gjykata e rrethit Sarandë ka vendosur të lërë në “Burg pa afat” policin Ardit Hasanbega i cili akuzohet se ka keqtrajtuar në mënyrë çnjerëzore një të burgosur në qytetin e Sarandës 

SARANDE - Burg pa afat për policin Ardit Hasanbega pas dhunimit bëre ndaj shtetasit Aristil Gllucaj i cili është akuzuar për trafik klandestinësh. Kjo masë për oficerin e seksionit te Luftës kundër Krimit të organizuar në policinë e Sarandës u mor nga gjykata e rrethit pas reagimit nga ana e Avokatit të Popullit. Gjendja e te riut Gllucaj, nga Vlora, u përkeqësua pas dhunimit nga policia e Sarandës të cilët shoqëruan 19 vjeçarin bashkë me Oltion Varfajn në këtë komisariat. Mjekët e spitalit të Sarandës duke parë rëndimin e gjendjes së 19 vjeçarit kanë kërkuar transportimin e tij drejt Tiranës për ti dhëne të riut mjekim më të specializuar. 19 vjeçari, Aristil Gllucaj ka dalë mëngjesin e sotëm nga reanimacioni për t’u transportuar me autoambulancë në drejtim të qendrës spitalore universitare të Tiranës. Dy të rinjtë akuzoheshin nga policia e Sarandës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe dhënien ndihme te 5 shtetasve te tjere. Diten e shtunë gjatë seancës gjyqësore në Sarandë ku pritej të jepej masa e sigurisë për dy të rinjtë, 19 vjeçari Aristil Gllucaj ka rënë pa ndjenja në toke dhe është dërguar drejt spitalit në gjendje të rende shëndetësore. Gllucaj u dhunua nga oficeri i seksionit te Luftës kundër Krimit të organizuar në policinë e Sarandës Ardit Hasanbega, i cili u arrestua nga policia me urdhër të prokurorisë së këtij qyteti. Aristil Gllucaj dhe Oltion Varfi, u kapën në autobusin e linjës Sarandë-Qafëbotë, në shoqërinë e 5 shtetasve të dyshuar si klandestinë që do të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin ne afersi te Qafebotes. Babai i Oltion Varfit tha per News 24 se te rinjtë u nisen drejt Greqisë si shkak i kushteve ekonomike dhe ne çantat e tyre gjendej vetëm bukë me djathë, duke hedhur poshtë kështu akuzat për trafik klandestinesh nga dy të rinjtë.
(O.Zh BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›