Meta: Kodi i ri Zgjedhor, i pavlefshem

Duke folur ne nje interviste per Top Channel, Meta ka akuzuar Ramen dhe Berishen se permes ketij kodi po tentojne te vjedhin votat ne zgjedhjet e ardhshme.
“Do te jete nje kod i pavlefshem pasi do te prishe zgjedhjet. Une shpresoj qe te kete reflektime. Ketu behet fjale per te ruajtur integritetin e votes se shqiptareve. Ne do vazhdojme te sillemi ne menyre me konstruktive pasi qellimi yne nuk eshte bllokimi i Parlamentit, por shpetimi i parlamentarizimit qe u prish me 21 prill me ndryshimet kushtetuese te miratuara nga Rama dhe Berisha”, ka pohuar Meta.
Duke komentuar akuzat e bera ndaj tij nga eurodeputetja Doris Pack, Meta ka akuzuar edhe dy lideret e partive te medha se po tentojne te manipulojne zgjedhjet duke i hequr LSI-se anetarin ne KQZ.
“Nuk prisja ndonje reagim te pjekur nga zonja Pack. Nese kjo eshte nje ceshtje kaq teknike, pse PD dhe PS ne zgjedhjet e 2005 i shtuan komisioneret dhe tani i heqin anetaret LSI-se, qe eshte partia e trete?”, eshte shprehur Meta, i cili ka paralajmeruar deshtimin e zgjedhjeve nese nuk behen ndryshime ne Kodin Zgjedhor.
“Ne nuk veme kushte te karakterit ekstrem, por kemi kerkuar qe ceshtjet e kodit te diskutoheshin. Eshte menduar per nje kohe te gjate nga Rama dhe Berisha per te monopolizuar votat. Ky kod nese miratohet eshte deshtimi i zgjedhjeve te ardhshme, kjo duhet te jete e qarte per te gjithe. Ne nuk tolerojme dhe nuk pranojme zgjedhje jashte standarteve”, ka shtuar Meta.
Publicitet