E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi, Berisha: Unë do të negocioj vetëm me PS-në

Berisha i është përgjigjur sot interesit të medias për të komentuar grevën e urisë të deputetëve të LSI-së dhe PDK-së. Sipas tij greva e tyre është e kotë pasi forca kryesore opozitare është Partia Socialiste 

BRUKSEL- Deputetët e LSI-së dhe PDK-së janë sot në ditën e pestë të grevës së urisë, në protestë kundër ndryshimeve të bëra në Kodin e Ri zgjedhor. Kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në Bruksel për një takim pune i është përgjigjur interesit të medias për një koment lidhur me grevën e urisë së deputetëve. Ai është shprehur se: “Ata kanë pasur çdo rast për të qenë dhe kanë qenë në komision, por unë e kam theksuar dhe e theksoj se jam në qeveri dhe me të gjithë Kodin e rregullave, sepse nuk jam unë që zgjedh opozitën, atë e zgjedh populli ashtu siç zgjedh edhe qeverinë. Populli shqiptar ka përcaktuar opozitë kryesore Partinë Socialiste dhe është jashtë çdo lloj mundësie që unë të veproj nëpërmjet faktorëve të tjerë opozitarë në dëm të partisë kryesore opozitare. Kjo është e pamundur për mua”

 (O.Zh BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›