E Diel, 1 Nëntor 2026

Ker Lindsay: Kufijtë mund të ndryshohen

Eksperti britanik për marrëdhënie ndërkombëtare, James Ker Lindsay, tha se nëse Beogradi ka plan të mirë, ka mundësi të ndodhë ndryshimi i kufijve dhe veriu i Kosovës të futet në përbërje të Serbisë.
 

“Ekzistojnë dy realitete në terren, një që Kosova është e pavarur dhe e dyta se serbët në veri të Kosovës kundërshtojnë kontrollin nga autoritetet në Prishtinë”, tha Lindsay. Nëse Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës, atëherë Prishtina duhet të pranojë se veriu është pjesë e Serbisë. “Pasojat direkte të refuzimit të kompromisit do t’i mbajnë Serbia dhe Kosova e jo SHBA-ja apo Rusia”, tha Lindsay për mediat kosovare.
 

Sipas tij, arritja e marrëveshjes me Beogradin do të zgjidhte shumë probleme, si ai që Kosova të fitojë njohjen në institucionet ndërkombëtare. “Nuk ka asnjë përcaktim në të drejtën ndërkombëtare që do të mund të parandalonin ndonjë shtet që të negociojë për ndryshimin e kufijve dhe t’i japë pavarësi një pjese të territorit të vet”, theksoi Lindsay.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›