Vijon aksioni bashkiak për lirimin e trotuarave
Fadromat e Bashkisë vazhdojnë punën për të hequr çdo objekt të ngurtë të tregtarve të vendosur në trotuar. Taskforca bashkiake po vijon aksionin me sparstrimin e Rrugës së Elbasanit, pjesë e njësive bashkiake 1 dhe 2. Ndërhyrja e sotme është bërë në zonën e Brrylit, pranë "Martenitetit Koço Gliozheni".
Por, në këto të ndërhrje jo të pakta kanë qënë përplasjet mes Policisë Bashkiake dhe tregtarve ku këta të fundit kanë kundërshtuar lëvizjen e objekteve.
Në 48 orët e para të ndërhyrjes që lidhen me lrimin e trotuarëve, është bërë e mundur largimi i mbi 500 vazove prej betoni dhe plastike që bllokonin kalimin e qytetarëve.
Nga Policia Bashkike janë hequr dhjetra metra linearë kangjella metalike që kishin rrethuar në mënyrë të paligjshme pronën e përbashkët si dhe janë liruar dhjetra vendparkime së bashku me tabelat e reklamimit të vendosura në trotuar. Gjithashtu në këtë aksion të parë janë vendosur edhe gjoba për disa nga subjektet që kishin bërë në infrastrukturë.