I vihet zjarri xhamisë në Izrael, banorët përleshen me policinë

Sulmi ndaj xhamisë vjen në mesin e një vale sulmesh në Bregun Peredimor dhe në Jerusalem. Një grup prej 300 personash marshuan nga Tuba në drejtim të Rosh Pina-s me qëllim që të bllokojnë arteriet kryesore të trafikut. Gjatë marshimit, protestuesit filluan të gjuajnë me gurë dhe të përleshen me policinë.
Forcat izraelite të sigurisë penguan marshuesit të arrinin në kryqëzimet kryesore duke përdorur mjete për shpërndarjen e turmave. Zona është “pushtuar” nga forca të shumta policie të cilët arritën ti kthejnë marshuesit në fshatin Tuba.
Sipas “JP”, zëdhënësi i Policisë Micky Rosenfeld theksoi se “në orët e para të mëngjesit disa të dyshuar hynë në xhaminë në fshatin Tuba duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në muret dhe tapetet e objektit fetar. Policia ka filluar menjëherë hetimin intensiv për të zbuluar se kush është pas sulmit”.
Kryeministri Benjamin Netanjahu foli me “Shin Bet”-in (Agjencisë e Sigurisë) mëngjesin e të hënës dhe e urdhëroi që të gjenden menjëherë përgjegjësit e zjarrvënies.
“Këto pamje shokuese, -tha Netanjahu-, nuk kanë vend në shtetin e Izraelit”./Start/F. Prroni/
2011-10-03 10:33