Kërce për të karikuar baterinë e celularit
Bateria e celularit ka mbaruar? Mjafton të kërcesh. Së shpejti do të jetë e mundur që bateria e celularit të karikohet duke kërcyer. Orange UK, operatori telefonik më i madh në Angli, ka deklaruar se së shpejti së bashku me kompaninë GotËind do të shpikë një bateri të re e cila mund të ushqehet vetëm nga energjia e kërcimit.
Aparati do të vendoset në krah dhe energjia që clirohet gjatë kërcimit do të mund të karikojë më së miri baterinë.
Kjo mënyrë e re karikimi do të testohet për herë të parë në Festivalin e Glastonbury, një nga evenimentet më të mëdha në botë.
Orange ka specifikuar se prototipi i këtij tipi baterie peshon pothuaj sa telefoni i sotëm normal dhe dimensionet janë sa të një kutie letrash.