Minatorët: Nesër do jemi para kryeministrisë
Tiranë- Minatorët në Tiranë, ditën e 8-të të grevës së urisë i kanë dhënë ultimatum kreut të qevrisë Berisha për plotësim të kërkesave të tyre brenda 24 orësh.
Në të kundërt ata kanë lajmëruar përshkallëzim të grevës së urisë edhe në qytete të tjera dhe do të shtrijnë grevën para kryeministrisë.
Paraljamërimi ëhstë bërë mesditën e sotme, nga grevistët, të cilët janë shprehur të
indinjuar nga heshtja e qeverisë për kërkesat dhe shëndetin e tyre.
Në shenjë proteste ata kanë djegur 49 medialjet e akorduara nga Berisha, duke thërritur në kor: Duam bukë, nuk na duhen medaljet”!
Dy kërkesat kryesore të tyre janë rritja e pensionit, që aktualisht nuk mund të quhet as minimal dhe nuk u mbulon dot shpenzimet për jetën dhe uljen e moshës së daljes në pension. Sepse sipas tyre, pas vitit të 65-të të jetës, shumë pak janë ata që e gëzojnë pensionin.
Nderkohe, shoqata e ish-minatorëve te Gjirokastres është solidarizuar sot me grevën e sindikalistëve të Tiranës. Ata kërkojnë rritjen e pensioneve, si dhe të fitojnë të gjitha të drejtat e tyre siç u është premtuar nga qeveria. Një pjesë e mirë e tyre nuk e arrijnë moshën për pension por me sëmundjet profesionale që kanë marrë gjatë punës nuk arrijnë të marrin dot as ilaçet me pagesën që u është akorduar. Tubimi është bërë në qytetin e Memaliajt, ndërkohë që në shenjë proteste të heshtur kanë ecur në rrugët e qytetit. Shoqata e ish-minatorëve në Memaliaj numëron 170 anëtarë dhe ata kanë deklaruar se nëse sindikalistët e Tiranës do të futen në grevë urie do ti bashkohen kësaj greve për të kërkuar të drejtat e tyre.