E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Apelit rikthen në detyrë Krenar Ahmetin

Tiranë- Gjykata e Apelit në Tiranë shfuqizoi sot vendimin e gjykatës së shkallës së parë,për pezullimin nga detyra të Shefit të Qarkullimit Rrugor të kryeqytetit, Krenar Ahmeti, i cili akuzohet për “kryerje te veprimeve arbitrare”.

Pas një seance, që zgjati më shumë se gjysme ore, Apeli vendosi që Ahmeti mund të rikthehet në detyrë, pasi nuk u vlerësuan prova të mjaftueshme për pezullimin e tij nga detyra.

Dy javë më parë, gjykata e shkallës së parë në Tiranë vendosi masën e sigurisë “pezullimin nga detyra”,ndaj shefit të qarkullimit rrugor deri në përfundim të hetimeve, pas dy kallëzimeve për 'veprime arbitrare', nga një prokurore e Krimeve të Rënda dhe një qytetar nga Durrësi.

Por ky vendim u apelua nga vetë i akuzuari dhe avokati i tij mbrojtës, të cilët e konsideruan vendimin e shkallës së parë si të pabazuar në prova. Ky vendim u shfuqizua sot nga gjykata e Apelit, në një seancë me dyer të mbyllura, e cila zgjati 30 minuta.

Pas vendimit për pezullimin e tij, ministri Nishani përmes një letre në cilësinë e punëdhënësit, kërkoi të mos merrej një vendim i tillë për largimin e Ahmetit. Kërkesë që ndeshi në reagimin e gjykatës, si ndërhyrje në punët e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›