E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënim me bombë, evakuohet Aeroporti i Amsterdamit

Dy terminalet kryesore të Aeroportit të Shipolit në Amsterdam janë evakuuar dje, pasi një person kërcënoi për bombë. Personi ishte mbyllur në një nga tualetet e meshkujve dhe policia i evakuoi dy terminalet kryesore të aeroportit, i cili është një nga më të frekuentuarit në Europë. Më 25 dhjetor 2009, një student nigerian, i cili kishte mbërritur nga Lagosi, u përpoq të kalonte eksploziv në aeroportin e Shipolit për ti dërguar në Detroit, Shtetet e Bashkuara. Që nga ky episod, çdo kërcënim për bombë në këtë aeroport duket krejtësisht i besueshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›