Britania liroi një klerik radikal

Abu Qatada, i akuzuar si ekstremisti më i rrezikshëm në Mbretërinë e Bashkuar, është liruar nga burgu i sigurisë së lartë Long Lartin, në Evesham.
Ai është shfaqur duke fshehur fytyrën e tij, teksa largohej nga burgu.
Qeveria britanike ka deklaruar se ai përbën një rrezik për sigurinë kombëtare, por ka dështuar në dëbimin e tij në Jordani.
I përshkruar nga një gjyqtar spanjoll si lideri shpirtëror i muxhahedinëve në Britani, autoritetet britanike kishin deklaruar më parë se ai u kishte dhënë këshilla personave që synonte t’i angazhonte në sulme terroriste, madje edhe në atentate vetëvrasëse.
Një gjyqtar i dha fund burgimit të tij gjashtëvjeçar javën e kaluar, pasi Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut e shpëtoi atë nga ekstradimi në Jordani.