E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuper viziton sot Kosovën për bisedimet e radhës

Robert Kuper mbërrin sot në Kosovë, sipas njoftimeve nga Brukseli për të përgatitur fazën e re të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Zëdhënësja e kryediplomates Ashton, Maja Koçijançiç, konfirmon për REL se Kuper do të qëndrojë në Prishtinë për të përgatitur raundin e ardhshëm të dialogut me Beogradin. Me qëllim rifillimin e dialogut dypalësh, Kuper ka takuar në Vjenë negociatorin serb, Borisllav Stefanoviç, ku është diskutuar për përfaqësimin e Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›