E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënime për zgjedhje paralele në Maqedoninë Perëndimore

Zgjedhje paralele lokale në 2013 dhe forma tjera të rezistencës kërcënojnë banorët e komunës rurale maqedonase Drugovë në rajonin e Kërçovës.

Banorët e kësaj komune me popullësi shumicë maqedonase përmes një shoqate “Ardhmëria (Idnina)” njoftuan se nuk do të lejojnë që komuna e tyre rurale Drugovë t`i bashkëngjitet komunës së Kërçovës, sipas Ligjit për ndarjen e territoriale dhe decentralizimin, shkruan sot e përditshmja “Dnevnik”.

Në bazë të kësaj marrëveshje, katër komunat rurale Drugovë, Zajaz, Osllomejë dhe Vraneshticë në vitin 2013 duhet ti bashkëngjiten komunës së Kërçovës, ku me kufijtë e zgjeruar shqiptarët do të bëhen popullsi e madhe.

Me këtë bashkim, komunat e Kërçovës do të jetë me popullsi dominuese shqiptare, nga dallim nga ajo që ka qënë deri tani ku popullsia shqiptare në këtë komunë urbane është rreth 20 për qind, për shkak se shumica e popullsisë shqiptare është e koncentruar në komunat rurale.

Shoqata “Ardhmëria” kërkon që të mos ndodhë bashkimi i tyre me Kërçovën dhe se paralajmërohen masa radikale për të rezistuar. Paralajmërimet janë për mbajtjen e referendumit, zgjedhje paralele, bllokada të rrugëve, mbyllje të ujësjellësit Studençicë etj.

Një vit para zgjedhjeve lokale, edhe autoritetet komunale të kësaj komune rurale theksojnë se janë kundër bashkimit me Kërçovën dhe kundër marrëveshjes politike që katër komunat në vitin 2013 ti bashkëngjiten Kërçovës.

Nxitja e kësaj situate do të nxjerrë në sipërfaqe reagimet e partive politike, të cilat pritet të deklarohen së shpejti rreth situatës me këto komuna.

Mile Kostevski nga shoqata “Ardhmëria” theksoi se do të ndërmarin masa radikale për të mbrojtur komunën e tyre. “Ne do të ftojmë ekspertë për të arsyetuar se nuk duhet të bashkohemi me Kërçovën. Ndërsa do të ftojmë dhe Nikolla Gruevskin dhe Ali Ahmetin që ti bëjmë me dije se do të bëjnë gabim në rast se nuk shtyejnë edhe njëherë Ligjin për ndarjen territoriale”, ka theksuar Kostevski për mediat lokale maqedonase.

Me Ligjin për ndarjen territoriale të vitit 2005 që nisi nga Marrëveshja e Ohrit, dy partitë e koalicionit qeveritar të asaj kohe BDI dhe LSDM ishin dakorduar që katër komunat rurale ti bashkëngjiten Kërçovës në vitin 2011, ndërsa në këtë vit u anulua bashkëngjitja pas një marrëveshje të re të arritur midis kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe kryeministrit dhe kreut të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, ku sipas marrëveshjes procesi i bashkimit duhet të bëhet në vitin 2013.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›