Pacolli i mërzitur nga politika:S`do garoj për president
_646258.jpg)
Behgjet Pacolli është lodhur nga politika në Kosovë. Lideri i AKR-së thotë se nuk është i interesuar t`i hyjë garës për President të vendit pasi sipas tij për këtë post ka prapaskena dhe intriga. Parlamenti i duket një arenë fyerjesh e sharjesh, e ku nuk prodhohet asnjë alternativë. Në një intervistë për Express, Pacolli ripërsërit kërkesën për të marrë edhe një ministri, ndërsa konsideron se marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale do ta ndihmojë vendin.
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli nuk ka vendosur afate të reja për zbatimin e marrëveshjes për ndarjen e pushtetit me Partinë Demokratike të Hashim Thaçit. Por, ai vazhdon të presë nga Kryeministri që t`i jajë edhe një ministri.
Një vit më parë, Behgjet Pacolli kishte vënë si afat shtatorin e kaluar si datë kur duhej të respektohej marrëveshja, por për shkak të zhvillimeve në vend, ai thotë se nuk ka dashur të shkaktojë probleme. “Marrëveshja është në realizim e sipër. Por, ju e keni parë se me çfarë intensiteti ka punuar qeveria kohët e fundit dhe do të ishte shumë jonormale të ndalemi dhe të bëjmë probleme. Megjithatë, marrëveshja do të realizohet. Ne nuk kemi hequr dorë nga kërkesa për edhe një ministri plus dhe disa poste zëvendësministrash”, ka theksuar Pacolli.