Kercenimet ndaj Priftit nga Greqia
Prokuroria e Krimeve te Renda e cila po heton ngjarjen prej 16 ditesh thote se ka derguar nje leter-porosi per ndihme juridike tek autoritetet greke te cilave u kerkohet te verifikojne IP-ne e adreses elektronike nga e cila jane derguar mesazhet kercenuese ne adrese te ish-ministrit te Ekonomise. Dosja penale e regjistruar ne Prokurorine e Krimeve te Renda po hetohet intensivisht per shkak se 4-5 mesazhet e mberritura ne adresen e ish-ministrit jane konsideruar se permbajne kercenime serioze. Derguesi i mesazheve qe kane mberritur ne posten elektronike te Dritan Priftit sipas hetimeve te deritanishme ka perdorur nje nofke duke fshehur identitetin e tij. Pak dite me pare Prokuroria e Krimeve te Renda beri nje keqyrje te kompjuterit personal te ish-ministrit ne te cilin ishin ruajtur materialet e derguara nga autoret e kercenimeve. Nga verifikimet e bera prej specialisteve ne keto materiale eshte arritur te identifikohet kodi i IP-se nga e cila jane derguar mesazhet. Verifikimet e metejshme jane zbuluar se IP-ja ne fjale i perket nje kompanie qe vepron ne Greqi me ofrimin e linjave te internetit. Menjehere pas ketij konstatimi Prokuroria e Krimeve te Renda e cila nuk ka juridiksion te kryeje veprime hetimore ne vendin fqinj i ka kerkuar ndihme prokurorise dhe policise greke. Atyre u eshte kerkuar qe ne ndihme te Prokurorise Shqiptare te verifikojne personin qe fshihet pas IP-se qe ka derguar e-mailet kercenuese ne posten elektronike te ish-ministrit te Ekonomise.
Gjoba 1 milion USD
Nje shume e madhe financiare i eshte kerkuar Ministrit te Ekonomise Dritan Prifti disa jave me pare nga persona te pa njohur. Duke derguar mesazhe ne adresen e tij te postes elektronike personat e panjohur e kane kercenuar ministrin me jeten e tij dhe te familjes nese nuk dorezonte 1 milion dollare. Duke qene se mesazhet kane vazhduar per disa dite dhe permbajtja e tyre ka qene kercenuese ministri i Ekonomise i eshte drejtuar prokurorise me ane te nje kallezimi penal. Ngjarja u konsiderua shtrengim me ane te kanosjes per dhenie te pasurise nje veper penale e cila eshte ne juridiksionin e hetimit nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Hetuesit shqyrtuan materialet e kallezimit penal te bere nga Dritan Prifti dhe pak dite me pare shkuan ne zyren e tij ku sekuestruan materialet e derguara nga autoret e ngjarjes. Nga shqyrtimi i permbajtjes se tyre eshte arritur ne perfundimin se derguesi i mesazheve kishte disa informacione mbi levizjet e disa te afermve te Priftit perfshi edhe femijet. Kjo sipas hetuesve duket kontradiktore pasi IP-ja nga e cila jane derguar mesazhet i perket nje kompanie ne Greqi nderkohe qe ne kercenime jane permendur levizje te personave qe mund te ndiqeshin vetem duke qene ne Tirane. Keto fakte sipas prokurorise ngrene dyshimin se ne kete ngjarje jane implikuar disa persona qe bashkepunojne mes tyre. Pak dite me pare vete ish-ministri Dritan Prifti gjate deklarimit se kishte paraqitur tek Kryeministri doreheqjen nga detyra pohoi se ka pasur kercenime per jeten. Ai tha se kercenimet ishin bere gjate ushtrimit te detyres si minister i Ekonomise ndersa informoi se per kete ngjarje kishte depozituar kallezim penal ne prokurori.