E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes nga korrenti punetori i TV kabllor

GJIROKASTER - Kontakti me kabullin e rrymes se tensionit te larte ka qelluar fatal per nje 20-vjecar nga Gjirokastra. Genti Gaxha punonjes ne nje televizion kabllor ka humbur jeten paraditen e te premtes ne kushte krejtesisht te pambrojtura nga kontakti me telat e korrentit. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Zinxhira ku i riu kishte shkuar per te nderprere sinjalin televiziv te nje abonenti qe ishte debitor prej tre muajsh ndaj televizionit ku punonte viktima. Sipas deshmitareve ne vendngjarje djaloshi ishte ngjitur ne nje shtylle 6 m te gjate dhe po perpiqej te seleksiononte telat e telefonit me ate te kabullit koaksial qe sherben per sinjalin televiziv. Pas disa minutash Gaxha ne menyre te pakujdesshme ka rene ne kontakt te menjehershem me nje kabllo korrenti duke i shkaktuar atij humbjen e ekuilibrit dhe per pasoje renien e lire nga nje lartesi disa metershe. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›