Arsenal armesh arrestohet 61-vjecari
KURBIN - Policia e Kurbinit arrestoi dje 61-vjecarin Vesel Xhaferri pasi iu gjet nje sasi armesh e municionesh luftarake ne pronesi te tij. Sipas burimeve te policise Xhaferri banues aktual ne Thumane te Krujes ishte kthyer ne banesen e vjeter ne Shemri te Kurbinit ku mbante te fshehura armet. Pas informacioneve mbi zoterimin e municioneve ushtarake forcat e policise e kane vezhguar Xhaferrin ne veprimet e tij duke e kapur ate ne flagrance. Kontrolli i ushtruar ka zbuluar nje pushke dhjeteshe nje arme gjuetie teke artizanale e prodhuar nga vete 61-vjecari nje sasi prej 1 597 fishekesh te modeleve te ndryshme 154 cope kallepe dinamit 53 cope kapsolla detonatore si dhe fitil zjarrpercjelles ne sasine 6.25 m. Mesohet se Vesel Xhaferri ka qene i denuar me pare per vepren penale te vrasjes. r.n