Ligori Halimi biznes ne bixhoz me Tartarin
Deputetja e Partise Socialiste Shegushe Ligori akuzoi dje deputetin e Partise Demokratike Eduard Halimi se eshte i lidhur me nje biznes bixhozi me Arjan Tartarin bashkejetuesin e deputetes se PD-se Albana Vokshi. Meqenese deputeti Halimi ka vendosur te beje kallezim ne Prokurori e siguroj qe jo vetem nuk tremb njeri por i sugjeroj qe kur te shkoje atje te marre me vete edhe keto dokumente te gjendura ne arkivin elektronik te Vision Construction ne Qendren Kombetare te Regjistrimit. Konkretisht behet fjale per vendimin e regjistrimit ne Gjykaten e Tiranes te shoqerise tregtare International Technology System Albania me objekt organizim lojerash fati e lotarish me pronar z. Arian Tartari bashkejetuesin e deputetes Vokshi dhe me anetar te Keshillit Mbikeqyres te kesaj shoqerie z. Eduard Halimi i cili sipas akteve te shoqerise rezulton se ka marre page nga bashkejetuesi i Vokshit deklaroi deputetja Ligori. Halimi Skam biznes me Tartarin padi Ligorit
Deputeti i Partise Demokratike Eudard Halimi reagoi dje pas akuzave te deputetes se PS-se Shegushe Ligori duke deklaruar se ndaj tij po shpifet. Halimi publikoi nje vendim gjykate te vitit 2005 qe sipas tij deputetja Ligori e fshehu ne menyre te qellimshme vendimin e Gjykates te Formes se Prere nr.30491/4 te vitit 2005para 5 vjetesh i cili ka certifikuar mosekzistencen time ne kete shoqeri dhe po jua ve ne dispozicion. Halimi tha me tej se ka paditur per shpifje deputeten Ligori. Ashtu si ju edhe une kam njoftuar me pare i jam drejtuar organeve te Drejtesise te sekuestrojne pallatin ne qender te Tiranes ne emer te zonjes dhe zotit Ligori per te siguruar demshperblimin per demin e shkaktuar ne dinjitetin tim nga shpifja dhe trillimi i Edvinit dhe Sheges se tij. Ndaj dhe i them sot zotit Rama se as me shege dhe as me molle nuk mund te mbulosh dot gjoben 100 milione euro qe i ke vene kompanise Vision constraction tha Halimi.