Kërcënimet nga militantët e PS, policia merr në mbrojtje Islamin
Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje deputetin Kastriot Islami. Deputeti i pavarur tashmë po mbrohet tashmë nga njësia speciale për mbrojtjen e personaliteteve ndërkohë që burime nga Policia e shtetit bëjnë me dije se kjo mbrojtje po bëhet pa kërkesën e deputetit. Nuk dihet ende nëse marrja në mbrojtje ka të bëjë me kërcënimet në drejtim të Islamit nga deputeti i PS Gazmir Bizhga, në seancën e Kuvendit për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së Ilirian Muho, ku Islami votoi pro këtij shkarkimi, apo nga frika se mos ai sulmohet nga militantët socialistë. Pasi dy ditë më parë përfaqësues të FRESSH zhvilluan një protestë përpara shtëpisë së deputetit Islami, ku me parrulla të shumta akuzonin Islamin si tradhtar të së majtës. Shpërndarja e kësaj proteste u bë e mundur vetëm pas ndërhyrjes së policisë e cila shpërndau protestuesit.