E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënimi i AKK-së, përmes avokatit mohon Rexhepi

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj Agjencisë Kundër Korrupsion në rastin Sejdi Rexhepit. Si përfaqësues juridik i Rexhepit, Gashi ka thënë se AKK ka dezinformuar lidhur me kërcënimin e Rexhepit ndaj një zyrtari të AKK-së.

“E vërteta është se unë si përfaqësues juridik i z.Sejdi Rexhepit e kam këshilluar që të lajmërohet tek zyrtarët e Agjencionit, pasi që ata më 17.05.2013 kanë nxjerrë një vendim duke konsideruar se kinse ekziston konflikti I interest në rastin e z.Sejdi Rexhepit –Prorektor i Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, dhe Anëtar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës”, thuhet në këtë reagim të përfaqësuesit ligjor të Rexhepit.

Sipas tij, Rexhepi është lajmëruar në Agjencion, ngase me atë vendim fare nuk është njoftuar për mjetet juridike të cilat ai mund ti përdor, nagse askund në botën e civilizuar ku sundon ligji dhe rendi nuk mund të ketë vendimi kundër të cilit nuk mund të ankohet pala e paknaqur.

“Është e qartë se vendimi për kinse ekzistimin e konfliktit të interest është joligjor, dhe është e qartë se lajmërimi i z.Sejdi Rexhepit në Agjencion ka pasur për qëllim mbrojtjen e të drejtave të tij të parapara me Ligj dhe me Kushtetutë dhe që kërkesën për mejete juridike nga z.Rexhepi, Zyrtarët e agjencionit për ta faktorizuar vetëvehten e paraqesin si kërcënim”, ka shtuar ai.

Avokati Gashi ka cilësuar nivelin e zyrtarëve të AKK-së si të ulët.

“Niveli i disa Zyrtarëve të Agjencionit nuk është as i përafërt niveli intelektual, shkencor dhe profesional dhe moral i z.Sejdi Rexhepit dhe ai nuk do të merret me trillimet e disa Zyrtarëve të Agjencionit, por do ti shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike për ti mbrojtur interest e tij edhe pse kërkesa për njoftim për shfrytëzimin e këtyre mjeteve juridike, disa zyrtarë të Agjencionit e kanë konsideruar si kërcënim”, ka cekur në letrën e tij.

AKK kishte njoftuar se sot në mëngjes rreth 8:30 prorektori i Universitetit të Prishtinës, Sejdi Rexhepi i cili nuk e kishte paralajmëruar paraprakisht shkuarjen e tij ne Agjencinë Kundër Korrupsion, sipas Agjencisë ka hyrë në zyrat e AKK-së dhe ka kërcënuar zyrtarët e sajë.

Kjo, sipas Kundër Korrupsionit vije pas një vendimi që Agjencia, më 7 maj 2013, kishte marr ndaj tij, pasi që ai në asnjë mënyrë nuk ka pranuar ti shmanget konfliktit të Interesit në të cilin ndodhet.

AKK-ka reaguar ndaj këtij akti, duke shprehur vendosmërinë e saj se në as një rrethanë nuk lejon devijimin e aktiviteteve të saj të përcaktuara me ligj pa marr parasysh kërcënimeve dhe shantazhe që janë në tendencë të rritjes ndaj zyrtarëve të Agjencisë./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›