E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet hajduti i pesëdhjetë vjedhjeve

Policia në Malishevë ka arritur të arrestojë një person që dyshohet për vjedhje të një shtëpie.

Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se para dy ditësh një qytetar nga Malisheva ka denoncuar rastin në polici për vjedhje të rëndë në shtëpinë e tij që dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 05:45 min.

“Policia e Malishevës, pas inicimit të rastit, ka caktuar një hetues policor që të gjejë autorin e vjedhjes dhe për këtë, sot është arrestuar i dyshuari F. M. nga Malisheva tek i cili janë gjetur gjësendet e vjedhura si: lap-top; dylbi dhe kamera digjitale”, tha Haziri.

Ai tha se për rastin është njoftuar edhe prokurori dhe me sugjerimin e tij, është vendosur që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor, raporton PrizrenPress

“Vlen të theksohet se sipas raporteve hetimore të policisë, ky i dyshuar është implikuar në mbi pesëdhjetë vjedhje të ndryshme, mirëpo për shkak të moshës së mitur gjer me tani kishin munguar sanksionet ligjore ndaj tij”, tha Berisha./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›