Kercenimi i policise Nuk do te lejohen me krisma ne dasma

Pamje ilustruese
Shkup Maqedoni 8 korrik NOA 8211 Sekretariati i Puneve te Brendshme ne Tetove paralajmeron fillimin e aksionit per ndalimin e te shtenave neper gazmende familjare dhe bllokimin e tyre.
Policia apelon deri te qytetaret qe te permbahen nga gjuajtja me revole ose me lloje tjera te armeve te zjarrit te cilat koheve te fundit shpesh jane te pranishme ne ahengjet familjare.
Gjuajtja eshte ne kundershtim me ligjin per kundervajtje kunder rendit dhe qetesise publike dhe denimi per kete shkelje sillet prej 200 deri ne 500 euro. Perskaj kesaj gjuajta mund te trajtohet edhe si veper penale varesisht nga rrethanat dhe pasojat kurse per te cilen parashihet denimi me burgim deri ne 5 vjet Neni 288 nga Kodi Penal i Republikes se Maqedonise njoftojne nga policia.
Policia e Tetoves thekson se ne rastet kur te perdoret arma do te reagohet sepse ka ndodhur shpesh ku nga plumbat bredhes kane humbur jeten persona te ndryshem si dhe jane shkaktuar deme materiale.
Perdorimin e armeve te zjarrit neper ahengje e kundershtojne edhe qytetaret. Ata thone se eshte shume e rrezikshme mbajta e armeve ne pergjithesi.
NOA/INA