Refuzohet hyrja e 2 amerikanëve në Izrael

2 amerikanëve i është refuzuar ditën e sotme hyrja në Izrael. Ky ndalim mësohet se ka ndodhur për shkak të një vale të aktivistëve palestinezë që pritet të fluturojnë sot për në Aeroportin e Ben Gurion-it afër Tel Avivit.
Grupe aktivistësh kanë thënë se rreth 600 protestues, kryesisht nga vendet evropiane, do të mbajnë një takim, në mënyrë që të marrin pjesë në protestën e ashtuquajtur "Vija e gjelbër", e cila ndan Izraelin nga Uest Bank.
Autoritetet e Izraelit i kanë paralajmëruar linjat ajrore të fluturimeve jashtë vendit që pranimi i pasagjerëve protestues mund të vonojë procesimin e fluturimeve në aeroportin Ben Gurion, si dhe mund të prishen itineraret e fluturimeve.