Tmerr në Michigan, vret 7 persona më pas edhe veten
Një ngjarje e rëndë është e regjistruar në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me pasoja në njerëz. Një 34-vjeçar ka vrarë 7 persona, ndër të cilët, vajzën e tij, ish–partnerën dhe 5 persona të tjerë. Pas ekzekutimit të tyre, vrasësi Rodrick Shonte Dantzler, është larguar e më pas është vetëvrarë. Mediat shkruajnë se 34- vjeçari kishte shfaqur probleme psiqike. Bilanci prej 7 viktimash, dy ndër të cilët, fëmijë, pasojë e një masakre të dyfishtë, u regjistrua në rajonin Grand Rapids, në perënim të Michiganit. Vrasësi krey vetëvrasje pasi ishte izoluar në një shtëpi të rrethuar nga forcat e policisë. Vrasjet ndodhën në dy banesa , bënë të ditur autoritetet lokale. Po sipas tyre, katër njerëz u gjetën të vdekur në një shtëpi dhe tre të tjerë në banesën tjetër. Në operacionin e policisë, u përfshinë edhe helikopterët. Pasi ka kreyer vrasjet, Dantzler është larguar me një makinë ndërsa policia nisi ndjekjen e tij. Disa herë, ai ka qëlluar ndaj forcave të policisë dhe kjo e fundit iu kundërpërgjigj gjithashtu me zjarr. Gjatë ndjekjes, një grua është plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësorë në spital. Banorët e Michiganit u shprehën të tronditur nga ngjarja.