Kërcënimi i serbëve, EULEX: E domosdoshme vendosja e qetësisë
"Është e domosdoshme rivendosja afatgjate dhe e pakushtëzuar e qetësisë në veri të Kosovës, në mënyrë që misioni të zbatojë detyrën e tij në lidhje me sundimin e ligjit".
Zëdhënësja e EULEX-it Anne Blanksma i është përgjigjur kështu vendimit të të ashtuquajturit Shtab i Emergjencës i komunës paralele të Mitrovicës, që pjesëtarëve të EULEX-it të mos u lejohet qarkullimi mbi lumin Ibër.
Në deklaratën e të ashtëquajturit shtab të emergjencës thuhet se i është bërë thirrje edhe KFOR-it që t`i përmbahet mandatit të përkufizuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së”.
Ndërkohë sekretari për Kosovën, Oliver Ivanoviç, ka thënë se është i kuptueshëm ankthi dhe frika në mesin e popullatës serbe në pjesën veriore të Mitrovicës, por se Kuvendi i atjeshëm komunal duhet ta di se vendimin për bashkëpunim me EULEX-in nuk e marrin ata po qeveria e ardhshme e Serbisë.