E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e shiut, përmbytje dhe trafik në Tiranë

Mjafton disa orë shi dhe rrugët përmbyten në Tiranë. Kësaj situate i shtohet edhe trafiku i rënduar. Përveç periferisë së kryeqytetit, përmbytje ka pasur edhe në qendër të Tiranës.
 

Kështu disa nga zonat më problematike në të cilat vërshoi uji është “Tirana e Re”, “Zogu i zi” si dhe zonat në Unazë.
 

Edhe pse bashkia ka punuar me vendosjen e kolektorëve, punë e cila ka nisur vitin e kaluar, në Tiranë vazhdon e njëjta situatë sa herë ka rebeshe shiu.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›