Soros: 3 muaj kohë për të shpëtuar euron

“Për mendimin tim, autoritetet kanë një dritare 3 mujore, gjatë të cilëve do të mundnin ende të korrigjonin gabimet e tyre dhe të ndryshonin tendencat e deritanishme. Duke thënë autoritetet kam parasysh kryesisht qeverinë gjermane dhe Bundesbank, pasi në një krizë fuqinë e kanë kreditorët dhe asgjë nuk mund të bëhet pa mbështetjen e Gjermanisë”, theksoi Soros.
“Pres që opinioni publik grek të frikësohet mjaft nga perspektiva e përzënies nga Bashkimi Europian dhe t’i japë një shumicë të vogël një koalicioni (qeveritar) që është i gatshëm të zbatojë marrëveshjen e sotme” me BE, BQE dhe FMN, shtoi Soros. Mirëpo, “asnjë qeveri nuk mund të plotësojë kushtet e marrëveshjes dhe kriza greke ka gjasë të arrijë kulmin në vjeshtë”, shtoi ai.
“Deri atëherë edhe ekonomia gjermane do të jetë dobësuar dhe do të jetë akoma më e vështirë për kancelaren gjermane të bindë opinionin e vet publik që të marrë më shumë përgjegjësi europiane. Kjo krijon dritaren e tre muajve”, shpjegoi Soros.