BE-ja heq embargon e armëve për rebelët sirianë
Sekretari i Jashtëm britanik William Hague thotë se Bashkimi Evropian prej 27 vendesh ra dakord për një ndryshim në embargon e armëve ndaj Sirisë për të lejuar armatosjen e rebelëve që përpiqen për përmbysjen e presidentin Bashar al-Asad.
Sekretari Hague e njoftoi marrëveshjen në Bruksel të hënën, në fund të negociatave të gjata që treguan një ndarje të brendshme rreth asaj se deri në çfarë mase duhet të mbështeten rebelët në Siri
Britania dhe Franca kanë qenë përkrahësit kryesore të armatosjes së rebelëve sirianë, ndërsa Austria dhe vende të tjera i kishin rezistuar një veprimi të tillë, nga frika kjo masë mund të përkeqësojë luftën civile në Siri, transmeton Voa.
Në një lëshim të dukshëm britanik ndaj Austrisë, sekretari Hague tha se Londra nuk ka plane të menjëhershme për t'u dërguar armë rebelëve, pasi embargoja e ndryshuar hynë në fuqi të shtunën. Ai tha se embargoja e tanishme e armëve ndaj qeverisë siriane do të mbetet në fuqi, ashtu si edhe sanksionet e tjera të BE-së kundër Damaskut.
(a.k/BalkanWeb)