Nesër nis stërvitja e kuqezinjve, trajneri sot në konferencë për shtyp
Ndonëse disa pjesëtarë të ekipit kombëtar kanë mbërritur ditë më parë, madje janë stërvitur rregullisht me zv.trajnerin Tramexani, grumbullimi i kuqezinjve zyrtarisht nis nesër. Sot trajneri Xhani De Biazi do të japë një konferencë për shtyp në zyrat e Federatës Shqiptare. Ndërkohë, duke nisur po nga sot do të vijnë edhe futbollistët e tjerë, për të qenë të gatshëm ditën e nesërme, për të filluar me seancat stërvitore, teksa do të kryhen në kompleksin "Tropikal" në Durrës. Është menduar të jetë një grumbullim jo i hapur kësaj radhe, për të punuar të qetë. Futbollistët që do të vijnë të fundit janë Hysaj (Empoli), Kaçe (PAOK), Vila (Janinë) dhe Berisha (Orebro), të cilët vijojnë impenjimet me skuadrat e tyre dhe do të jenë në Durrës më 3 qershor.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)