E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fadil Vokrri mbron Shaqirin: Kosova është shtet, kuptojeni!

Reagimit josportiv serb për ankesën në UEFA në lidhje me flamurin e Kosovës në finalen e Ligës së Kampioneve, i kundërvihet presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri. "Përshëndes gjestin e Shaqirit. Ajo që ai bëri është shumë normale. Deshi vetëm që në momentet e gëzimit t'u tregojë të gjithëve nga është, cilit vend i takon dhe prej nga janë rrënjët e tij", - tha Vokrri, që shton: "Federata serbe dhe të gjithë duhet të kuptojnë se Kosova është shtet. Na kanë pranuar më shumë se 95 shtete." Ndërsa për dënimin e notarit serb, i cili shkruante në bluzë "Kosova është Serbi", Vokrri e kishte përgjigjen të gatshme: "Edhe kjo dëshmon se Kosova është shtet. Federatën serbe e presin ditë të vështira, sepse presioni në UEFA dhe FIFA që Kosova të luajë ndeshje ndërkombëtare është i madh."
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›