Kërcënohen me vdekje lesbiket myslimane

Ka shumë gjasa që të jenë çifti i parë i vajzave lesbike myslimane që martohen në një ceremoni civile, pasi asnjë imam nuk ka pranuar ti martojë.
Dy vajzat nga Pakistani Rehana Kausar 34 vjeç dhe Sobia Kamar 29 vjeç, ish studente në Birmingham kanë bërë betimet e tyre para një zyrtari komunal në Leeds të Britanisë së Madhe, ndërsa menjëherë pas kësaj kërkuan azil politik, shkruan noa.
Nga miq të tyre, u deklarua se ato janë kërcënuar me vdekje si në Britaninë e Madhe por kryesisht në Pakistan, ku këto lloj lidhjesh cilësohen ilegale.
Gjatë ceremonisë dy vajzat treguan se ishin takuar tre vite më parë teksa studionin në Birmingham dhe kanë jetuar bashkë për një vit në Yorkshire.
“Ky vend na lejon të kemi të drejta, dhe ne kemi marrë një vendim personal. Nuk është problem i askujt tjetër se çfarë bëjmë ne me jetët tona. Problemi në Pakistan është se secili mendon se ka të drejtë të vendosë mbi jetët e të tjerëve dhe të imponojë moralin. Por ky nuk është veprim i duhur”, u shpreh Rehana Kausar./Indeksonline/