Sequi: Të kontribuojmë për mbrojtjen e mjedisit
Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka vizituar sot ekspozitën me punimet e nxënësve "Ndotja e ajrit dhe trafiku ne Tiranë-siç e shoh unë" tek "Shkolla e Kuqe".
Në fjalën e tij drejtuar fëmijëve, ambasadori Sequi theksoi se të gjithë duhet të kontribuojnë për të mbrojtur mjedisin ndërsa shtoi se ndihet i lumtur që kultura dhe ambjenti shkojnë dorë për dore.
“Të gjithë politikanë europianë, fëmijët europianë dhe mësuesit europianë po i kushtojnë mjedisit të njëjtën kujdesje dhe unë jam i impresionuar që ju tashmë me punimet tuaja jeni dhe ndiheni europiane” theksoi Sequi.
Ai ka shtuar gjithashtu se Komisioni Europian ka ofruar një ndihmë prej 2 milionë euro për agjensinë e mjedisit çka do të thotë që BE-ja kujdeset për Shqipërinë dhe është e përkushtuar për të mbrojtur mjedisin.
Ekspozita"Ndotja e ajrit dhe trafiku ne Tiranë-siç e shoh unë" është pjesë e fushatës së ndërgjejgësimit të ndërmarrë nga projekti për cilësinë e ajrit urban dhe ndikimin e tij në shëndet dhe mjedis.
Ndërkohë në ceremoni kanë marrë pjesë gjithashtu edhe Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu dhe Zv.ministrja e Arsimit dhe Shkencës Nora Malaj.